Manchester United janë të etur për të nënshkruar me një sulmues të madh që garanton shumë gola për sezonin e ardhshëm.
Djajtë e Kuq kanë disa emra, por objektivi kryesor për repartin e sulmit është sulmuesi anglez Harry Kane.
Megjithatë United po has në vështirësi për të nënshkruar me Kanen pasi në garë për të janë edhe Bayern Munich, Real Madrid e Chelsea.
Daily Mail ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë tanimë një alternativë nëse dështon transferimi i anglezit në Old Traford.
Goncalo Ramos është lojtari tjetër që pëlqehet nga Erik Ten Hag dhe nëse dështon pista e Harry Kane, atëherë portugezi do të jetë top prioritet për Djajtë e Kuq.
Megjithatë afrimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Ramos ka një klauzolë lirimi nga Benfica prej 93 milionë eurove.
21-vjeçari ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar 27 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.