Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pati takime të rëndësishme gjatë vizitës së saj në Berlin.
Ajeti tha se gjatë takimeve që pati e para e shtetit, u bisedua mbi agresionin e vazhdueshëm serb ndaj Kosovës e për lidhjet e forta bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Bundesrat dhe biseda mjaft përmbajtjesore me Presidentin e Bundesratit Peter Tschentscher”.
“Takime me deputetë të ndryshëm gjermanë dhe ata të Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestag-ut”.
Tutje, ai tha se Osmani pati edhe bashkësbiedim me gazetarë e korrespodentë të medieve të ndryshme në Berlin.
“Diskutim në The Aspen Institute me shoqërinë civile, median dhe trupin diplomatik mbi rëndësinë e vlerave demokratike dhe politikën destruktive serbe në rajonin e Ballkanit Perendimor”, tha Ajeti