-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

OVL e UÇK-së: Kurti ta refuzojë ftesën e Borrell për takim me Vuçiqin, të takohet vetëm me përfaqësuesit e ShBA-së e BE-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta refuzojë ftesën e Josep Borrellit për takim me Aleksander Vuçiqin në Bruksel.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Klinaku ka shkruar se kryeministri i Kosovës nuk duhet të takohet me presidentin serb në kohën kur autoritet serbe i rrëmbejnë policët e Kosovës.

Kësisoj, sipas Klinakut, Kurti duhet të takohet vetëm me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së.

“Në këto rrethana kur Serbia t’i akuzon edhe policët e Kosovës për posedim të paligjshëm të armatimit, Kryeministri Kurti duhet që haptas ta thotë se e refuzon ftesën e Josep Borrell për takim me Vuçiqin në Bruksel. Të vetmet takime në këto rrethana që Kurti duhet t’i bëjë, janë ato me opozitën dhe me përfaqësuesit e ShBA-së dhe BE-së”, ka shkruar Klinaku.

Ndër të tjerash ai ka thënë se në këto takime duhet të diskutohet përfshirja e çështjes së shqiptarëve të Luginës në procesin e dialogut me Serbinë.

“Në këto takime duhet që vendosmërisht Kosova t’i thotë bashkësisë ndërkombëtare se për t’u bërë zgjidhje e qëndrueshme duhet që në tryezë të bisedimeve të jetë edhe çështja e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, duke filluar nga reciprociteti në të drejta me serbët e veriut të Kosovës. E nëse nuk e bënë këtë, ose nëse nuk ia pranojnë këtë opozita dhe ndërkombëtarët, më mirë të shkoj në shtëpi, por ta informojë publikun për këtë me qëllim që të dihet fajtori i mos-zgjidhjes së problemeve”, ka shkruar Klinaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img