-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gazetari i dhunuar rrëfen situatën e sulmit në Kosovë: Fillimisht gjuajtën me shock-bomba

Situata në veri të Kosovës ditët e fundit ka qenë mjaft e tensionuar, ku ka pasur dhe sulme të herëpashershme ndaj policisë, gazetarëve dhe jo vetëm.

Pleurat Salihu është një nga gazetarët e dhunuar në Kosovë. Ai ka treguar për Euronews si ndodhi sulmi ndaj tij dhe kolegëve në Leposaviç.

Ai tha se fillimisht kanë shkruar në pjesën veriore ku ndodhet dhe stacioni policor sepse bënë një raportim nga aty.

“Kur kemi shkuar në Leposaviç vazhduam të qetë, pa provokime, pa e kthyer kokën në të djathtë apo në të majtë edhe pse kanë qenë ato ofendimet, sharjet që i kemi përjetuar vazhdimisht dhe kemi shkuar deri te vendi ku është dhe objekti i komunës. Jemi stacionuar aty, ka qenë dhe ekipi i një media tjetër. Ai tregoi se në momentin që u vendosën në një nga çadrat që është vënë për mos t’u lagur nga shiu protestuesit dhe për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta. Ish-kryetari i Leposaviçit iu ka dhënë urdhër tre qytetarëve serbë që të na largojë nga çadra dhe të dalim ne në shi. Jemi larguar, kemi ndenjur në shi,” – u shpreh Salihu.

Sipas gazetarit në momentin që Elbert Krasniqi ka dalë nga dera e komunës është dëgjuar shock-bomba e parë drejt ministrit dhe drejt gazetarëve. Ai tregoi se kameramani që ka pasur afër ka pasur probleme me dëgjimin.

“Në momentin që e ka kaluar portën, ish-kryetari i Leposaviçit ka dhënë urdhër, sulmoni automjetin e ministrit me gjithçka,” – u shpreh Salihu.

Nga këto incidente, gazetari ka mbetur me krahun e thyer.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img