Një 14-vjeçar është arrestuar të enjten në Prishtinë në orën 10, pasi dyshohet se e ka therur me thikë një 15-vjeçar.
Sipas policisë, i dyshuari ka deklaruar se e ka qëlluar pa dashje viktimën derisa po luanin.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, në prani të prindit dhe avokatit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.