6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku kërkon arrestimin e kriminelëve që sulmuan IndeksOnline dhe RTK-në

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka regaaur pas sulmeve të sotme ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Lushtaku thotë se veprimeve të tilla duhet t’iu vijë fundi.

Duke përmendur sulmin ndaj ekipit të Indeksonline dhe atij të RTK-së, ai shtoi se institucionet e sigurisë duhet të marrin sa më parë masa.

“Kriminelëve të tillë, për kryerjen e ktyre akteve të tmerrshme duhet të ju tregohet vendi, e vendi i tyre është burgu!

Qeveria është në gjumë, mirëpo uroj që institucionet e sigurisë sa më parë të marrin masat e duhura!” ka thënë mes të tjerash ai.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit nuk po ndalen, përkundrazi po vazhdojnë të bëhen çdo herë e më të dhunshme.

Sot, gazetarë të Radio Televizionit të Kosovës dhe të medias së shkruar “Indeksonline” u rrëmbyen, u torturuan e më pas u liruan nga kriminelët Serb.

Kjo është e papranueshme dhe veprimeve të tilla duhet të ju vije fundi.

Kriminelëve të tillë, për kryerjen e ktyre akteve të tmerrshme duhet të ju tregohet vendi, e vendi i tyre është burgu!

Qeveria është në gjumë, mirëpo uroj që institucionet e sigurisë sa më parë të marrin masat e duhura!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img