13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri reagon pas sulmit ndaj gazetarëve në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Ai ka shpërndarë pamjet ku shihet duke u sulmuar ekipi i RTK-së dhe ka thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme dhe duhen denuar nga të gjitha palët që kryeissht po janë të zëshme për situatën në veri.

“Një tjetër gazetar është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës gjatë ditës së sotme nga persona të maskuar.

Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që përndryshe janë të zëshme për situatën” ka thënë mes të tjerash Kurti.

Sot në veri të vendit u sulmuan disa ekipe mediatike derisa po raportonin se si huliganët serbë kanë eskaluar protestën që po zhvillohet tash e disa ditë në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img