2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryqi i Kuq ka folur me familjarët e 3 policëve, kjo është gjendja e tyre shëndetësore

Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës në një intervistë për FRONTAL të T7 ka thënë se Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka komunikuar me familjarët e tre policëve të Kosovës që janë rrëmbyer nga Serbia dhe kanë dhënë informacione se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Jo, në realitet jo. Sepse është procedurë hetimore. As ne s’kemi mundur të kontaktojmë me ta. Ata kishin marrë informacione nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar. Kryqi i Kuq ka kontaktu me disa familjarë dhe kanë treguar se gjendja e tyre është e mirë. Informacionet i kishin marrë nga Kryqi i Kuq. Gjendja e tyre është e mirë dhe i kishin njoftuar familjarët”, ka treguar Zeqiri për FRONTAL, duke treguar se s’kanë arritur të kontaktojnë përmes telefonit

Ai ka treguar se njëri nga policët ka një sëmundje kronike dhe se Kryqi i Kuq ia ka siguruar edhe barnat.

“Njëri nga ata kishte sëmundje kronike dhe ata i kishin ofruar barnat”, ka thënë ai tutje.

Zeqiri thotë se vizitën e sotme tek familjarët e kanë bërë ne emër të Sindikatës dhe takimi ka ndodhur para vendimit të gjykatës serbe për caktim të paraburgimit.

“I vizituam në emër të sindikatës anëtarët e familjeve të tre policëve. Shqetësimi është edhe tek ne edhe tek familjarët. Mirëpo edhe ata qëndronin, përkundër dhimbjes dhe shqetësimit, qëndronin krenar, sepse e dinin pse dhe si janë rrëmbyer familjarët e tyre. Ne jemi betuar për të mbrojtur rendin, qetësinë dhe integritetin e vendit”, ka theksuar ai ndër të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img