11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi ndaj mediave në Laposaviç, Meta: Agresion ndaj fjalës së lirë dhe vlerave të shoqërive demokratike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se këto akte kriminale janë të papranueshme, ndërsa thekson se janë agresion ndaj fjalës së lirë dhe vlerave demokratike.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar!

Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.

Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre”, shkruan Meta.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img