12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Escobar-Kurtit: Edhe implementimi i vendimeve të Gjykatave dhe Asociacioni nënkupton sundim të ligjit

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për qëndrimin e kryeministrit Kurti për vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Escobar ka thënë se sundimi i ligjit nënkupton edhe implementim të obligimeve ndërkombëtare dhe gjithashtu edhe vendimeve të gjykatave, siç është ai për Manastirin e Deçanit.

Escobar ka thënë se edhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është pjesë e sundimit të ligjit.

“Sundimi i ligjit nënkupton implementimin e vendimeve të gjykatave, si ai për manastirin e Deçanit. Asociacioni është pjesë e sundimit të ligjit”, ka thënë Escobar në bashkëbisedim me gazetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img