4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Stano: Kemi në komunkim me të dyja palët dhe me KFOR-in për të kuptuar saktësisht se cfarë dhe si ndodhi me policët

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shtendosin situatën shpejt, me urgjencë dhe në mënyrë kuptimplote.

Një zëdhënës I BE-së, Peter Stano, tha se për BE-në është e rëndëisshme që të qartësojë rrethanat e, siç e quajti, arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe të sigurisë.

Ai tha se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell i ka ftuar kryeminstrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq për një takim krize javën e ardhshme në Bruksel, për shkak të tensioneve dhe mungesës së hapave thelbësorë për shtendosje.

“Jemi në dijeni të arrestimit të policëve të Kosovës nga autoritetet serbe. Ne jemi në komunkim me të dyja palët dhe me KFOR-in për të kuptuar saktësisht se cfarë ndodhi dhe si ndodhi. Kjo është shumë e rëndësishme që ta kemi në tavolinë; qartësimi se cfarë ndodhi dhe si ndodhi. Deri atëherë ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që vërtetë të mos bëjnë asgjë, asnjë aksion ose reagim që mund të ndez më shumë situatën tashmë të tensionuar. E ripërsërisim thirrjen tonë për të dyja palët që të shtendosin situatën; shpejt, me urgjencë dhe në mënyrë kuptimplote”, tha Stano.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img