4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Telekomi pagoi mbi 6 milionë euro për 302 punëtorët e larguar me marrëveshje

Ndërmarrja publike “Telekomi i Kosovës” ka paguar gjithsej 6 milionë e 231 mijë e 768 euro për 302 ish-punëtorët e saj, të cilët i ka larguar me anë të një marrëveshjeje paraprake mes palëve, në emër të zvogëlimit të punëtorëve.

Prej këtij numri të përgjitshëm të punëtorëve të larguar, 64 prej tyre janë punëtorë që janë afër pensionimit për katër-pesë vjet, dhe për të cilët është bërë marrëveshja për pagesën prej 60% të pagës aktuale që kanë pasur deri në moshën e pensionimit. Vetëm për këta 64 ish-punonjës, Telekomi është dashur të paguajë gjithsej 1 milionë e mbi 144 mijë euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Ndërkaq, për pjesën tjetër të punonjësve të larguar, që janë 238 punëtorë, Telekomi i Kosovës iu është detyruar gjithsej 5 milionë e mbi 86 mijë euro. Ky grup i dytë i ish-punonjësve të Telekomit nuk ka plotësuar kushtin për pjesëmarrje në Pakon A, që përfshinte punëtorët që janë në prag të pensionimit dhe që përfitonin 60% të pagës aktuale deri në pensionim, por të njëjtëve u janë paguar nga Telekomi gjithsej 24 paga sipas pagës aktuale që kanë pasur sa kanë qenë punëtorë të ndërmarrjes.

Pra, Telekomi me anë të kësaj marrëveshjeje për minimizimin e punëtorëve në ndërmarrje, është detyruar që t’ua paguajë këtyre punëtorëve për dy vjet rresht pagat edhe pse të njëjtit nuk do të dalin në punë.

Ndryshe, sipas një grafike të publikuar nga Instituti GAP, më së shumti nga largimi i punëtorëve është prekur departamenti i shitjes, ai teknik, logjistika, marketingu si dhe departamenti i financave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img