-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjendje stabile pas vërshimeve në Prishtinë, shkaktohen dëme të vogla (VIDEO)

Shumë vende të Kosovës gjatë ditës së djeshme janë përballur me reshje të dendura të shiut, si pasojë e të cilave janë shkaktuar edhe vërshime.

Ndër vendet që u përballë me vërshime dje gjatë ditës dhe mbrëmë është Prishtina, në disa pjesë të se cilës ka pasur vështërisë qarkullimi.

Drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica, për Klankosova.tv tha se tashmë gjendja është stabile dhe se ekipet kanë dalë në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Ai bëri të ditur se dje bashkë me zjarrëfikësit kanë intervenuar në tërheqjen e dy veturave në Shkabaj dhe theksoi problemin e zakonshëm pas vërshimeve, të grumbullimit të ujit në rrugën afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Fushica gjithashtu tha se në fshatin Grashticë ka pasur rrëshqitje të dheut, derisa bëri të ditur se ekipet kanë dalë në terren për të vlerësuar gjendjen në mënyrë që të mund të pastrohet.

Gjithashtu, ai për Klankosova.tv bëri të ditur se është dëmtuar kulmi i shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë, ku gjithashtu ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Se situata tani është stabile, ka thënë edhe Komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, duke treguar se mbrëmë për shkak  të vërshimeve kanë pasur disa angazhime, ku theksoi tërheqjen e katër veturave, dy në Shkabaj dhe dy tek Stacioni i Autobusëve.

Ai gjithashtu për Klankosova.tv tha se kanë intervenuar edhe në objekte të ndryshme ku ka depërtuar uji si pasojë e reshjeve të shiut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img