Britania e Madhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës që u kidnapuan nga Serbia dy ditë më parë.
Në një deklaratë me shkrim të botuar në uebfaqen e Qeverisë së Britanisë të Madhe, kërkohet edhe përmbajtje maksimale nga Kosova dhe Serbia. Tutje, aty kërkohet të shmangen masat e njëanshme dhe ti ulin tensionet
“Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor.
Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet.” – thuhet në deklaratë.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka theksuar zgjedhjet e reja duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur.