Nora Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë të Grand Slam Barysy, i cili ka filluar sot në Kazakistan.
Xhudistja kosovar në këtë xhiro do të ketë punë me garuesen nga Letonia, Anastasija Sokirjanska.
Kampionia olimpike synon me dalje në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ndërkohë, Kosovën në Kazakistan do ta përfaqësojnë edhe tre garues të tjerë, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova.
Këta të tre do të garojnë nesër, ndërsa po udhëhiqen nga trajneri Fatos Tabaku.
Pjesëmarrës në “Grand Slam Barysy” janë 334 garues, 190 meshkuj e 144 femra nga 5 kontinente, respektivisht nga 42 shtete të botës.