Trajneri Kosovar, Bylbyl Sokoli nuk do të jetë trajner i Malishevës për sezonin e ardhshëm.
Me dakordim të dyanshëm kanë vendosur që të mos rinovojnë kontratën.
Klubi e ka falënderuar Sokolin për punën profesionale dhe angazhimin e tij, ku gjatë sezonit që lamë pas arriti objektivin duke e mbajtur Malishevën në Superligë.