3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ish-Komandanti i FSK’së: Forcat serbe që rrëmbyen policët kanë hyrë në Kosovë gjatë natës

Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati, ka thënë se sipas informacioneve që ai ka, forcat speciale të Serbisë që kidnapuan tre zyrtarët policorë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës gjatë natës.

Kastrati në  “Frontal” të T7, ka thënë se ky ka qenë një operacion i planifikuar dhe i urdhëruar nga Beogradi.

“Kjo nuk mund të quhet arrestim sepse forcat speciale të Serbisë kanë hyrë brenda territorit të Kosovës. Sipas informatave që unë i kam, ata kanë hy disa orë më herët, derisa ka qenë nata janë pozicionu në pozicione të ndryshme dhe kanë qenë një operacion i planifikuar, i urdhëruar nga zingjiri komandues i tyre apo nga Beogradi zyrtar. Ata kanë hyrë me qëllim që t’i kidnapojnë këta policë”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, plani ka qenë që nga fillimi për kidnapimin e policëve.

“Ata e kanë ditë që policët e kanë një pikë statitike dhe çdo ditë janë duke e kontrolluar atë rrugë alternative për kontrabandimin e mallrave dhe njerëzve që serbët e kanë përdorë dhe ky operacion ka qenë mirë i planifikuar dhe mirë i përgatitur që me forcat e tyre elite antiterroritte të hyjnë brenda dhe t’i kidnapojnë këta tre zyrtarë policorë”, ka deklaruar Kastrati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img