13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i VV-së: Është koha të dërgohet FSK në veri

Sekretari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi, ka thënë se pas zhvillimeve të fundit është koha që të dërgohet ushtria e Kosovës në veri të vendit.

“Është koha që FSK të dërgohet në veri të vendit”, ka shkruar Azemi në profilin e tij në ‘facebook’

Ky reagim i tij vjen pas rrëmbimit të tre policëve kufitar të Kosovës nga ushtria serbe.

Propozim të njejtë ka pasur edhe ish-aktivisti i VV-së, Rron Gjinovci, i cili ka thënë se nëse KFOR-i s’mund ta sigurojë kufirin, atëherë duhet dërgohet FSK në Veri.

“Nëse KFOR-i s’mundet me i kontrollu kufijtë atëherë FSK duhet me u vendosë përgjatë kufinit me Serbinë. Boll mo me hajgare”, ka shkruar të mërkurë Gjinovci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img