2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku drekon me ambasadorin italian: Institucionet të bashkëpunojnë me aleatët për ta normalizuar situatën

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është pritur sot në drekë pune nga Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin kanë folur për situatën në veri dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme.

Sipas njoftimit të LDK’së, Abdixhiku ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me aleatët ndërkombëtarë për të normalizuar situatën.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale në vend me theks të veçantë situatën në veri si dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme. Kryetari Abdixhiku ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve dhe aleatëve ndërkombëtarë për të normalizuar situatën, por edhe për përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës për vendimet e pakoordinuara në veri.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij dhe të LDK-së si dhe falënderoi shtetin e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situatën e krijuar. Në takim u diskutuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img