4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

I biri i legjendës Hagi: Duam të fitojmë në Kosovë dhe të shkojmë në Evropian

Ianis Hagi, i biri i legjendës rumune, Gheorghe Hagi, shprehet optimist para dy ndeshjeve të qershorit, ndaj Kosovës dhe Zvicrës në kuadër të kualifikimeve të Euro 2024.

I rikthyer nga lëndimi që e la jashtë fushës së blertë për gati një vit, Hagi junior ndihet i lumtur që do të mundë ta ndihmojë Kombëtaren e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Rumunët kanë mbërri mbrëmë në Prishtinë dhe do të ushtrojnë lehtë sot para ndeshjes së nesërme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Nëse arrijmë t’i fitojmë dy ndeshje në qershor, është e qartë se do të jemi atje lart dhe me më shumë gjasa për kualifikim. Por, nuk do të jetë në rregull të flasim për kualifikimin për momentin. I kemi marrë 6 pikë nga 6 të mundshme në mars dhe kjo na rrit moralin për ndeshjet e qershorit”, deklaroi mesfushori i Rangers për “FRF TV”.

“Ne duhet të fokusohemi për lojën e parë, atë kundër Kosovës dhe për përgatitjet që i kemi bërë deri tash. Për ta arritur kualifikimin në Evropian, është e qartë se duhet t’i luajmë mirë 10 ndeshje. Kështu që, shpresojmë që ta mbyllim qershorin në mënyrë të njëjtë siç bëmë në mars. Do të ishte e jashtëzakonshme nëse kualifikohemi, e kam atë ndjenjë”, vazhdoi Hagi.

Rumania i fitoi dy ndeshjet e marsit, kundër Andorrës dhe Bjellorusisë duke prirë nga Grupin I së bashku me Zvicrën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img