1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Përmbajuni këtyre këshillave që të keni bark të sheshtë

Pa marrë parasysh se sa ushtroni, ju kurrë nuk do të keni një bark të rrafshët që keni ëndërruar gjithmonë nëse nuk ushqeheni siç duhet dhe nuk i shmangni disa ushqime të caktuara. Është shumë e rëndësishme që të keni parasysh ushqimin që hani.

Dietologia nga Londra, Rhiannon Lambert, ka këshilluar zonjat se cilin ushqim nuk duhet të hanë në qoftë se duan që të kenë një bark të sheshtë. Ndoshta nuk do të befasoheni se në ushqimin e “palejueshëm” është ushqimi i shpejtë dhe pijet e gazuara, por disa ushqime që janë të përfshira në listë definitivisht do ju habisin, shkruan “Daily Mail”.

Ushqimet e thata me shumë proteina

Ushqimet e pasura me fibra fryejnë dhe prodhojnë gazra në lukth e që është arsyeja pse duhet të shmangen. Ndër këto përfshihen ushqimi me bizele dhe artiçoka. Po ashtu Lambert vë në dukje se këto ushqime që janë me ngjyrë më të çelët kanë më pak efekte negative.

Produktet e qumështit

“Produktet e qumështit janë burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe proteinave, duke përfshirë qumështin, djathin dhe kosin. Megjithatë tek 65% e popullsisë së botës mungon enzima e laktozës, e cila është e nevojshme për të tretur laktozën”, thotë dietologja, duke shtuar se për shkak të këtij fakti njerëzit shpesh kanë probleme me lukth dhe tretje .

Mollat

Edhe pse mollat bëjnë pjesë në ushqim të shëndetshëm dhe janë të pasura me fibra, vitaminë C dhe antioksidantë, ato janë të njohura edhe për atë që shkaktojnë fryerje dhe probleme të tjera të tretjes. Molla e zier ose e pjekur me kanellë është shumë më e lehtë për të tretje se ajo e freskët.

Gruri

Për ata që janë të ndjeshëm në gluten, gruri shkakton probleme të mëdha në tretje, kështu që përveç fryerjes dhe gazit, shkakton edhe diare dhe dhimbje barku. Nëse nuk jeni të ndjeshëm në gluten, nuk ka asnjë arsye që ky ushqim mos të jetë në menynë tuaj.

Kripa

Kripa lidhet me ujin në organizëm dhe kështu ndihmon për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve të trupit. Megjithatë, duke ngrënë ushqime të përpunuara ose ushqime me kripë, trupi fillon të mbajë ujin.

Ushqimi i shpejtë

Mund të përmbajë një nivel të mahnitshëm të lartë të yndyrës dhe sheqerit dhe natyrisht kimikateve. Shumë shpejt pas konsumimit të këtyre ushqimeve, ju do të ndjeni dhimbje barku dhe gazra. Gjithashtu, ushqimi i shpejtë mund të shkaktojë iritim, pasojat e të cilit do të shfaqen në lëkurë.

Qepa

Edhe pse hahet në sasi të vogla, mund të shkaktojë fryerje. Bima e freskët mund të jetë një zëvendësim i mirë për qepën.

Lambert poashtu këshillon që të hamë ushqim të ekuilibruar, por është e nevojshme që të i kushtojmë vëmendje tri gjërave për të minimizuar problemet e stomakut. Shmangni ngrënjen e shumtë, hani probiotik dhe e treta, por jo më pak e rëndësishme, sigurohuni që nuk jeni alergjik ndaj ndonjë ushqimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img