KFOR është deklaruar në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia.
Në një përgjigje për “Indeksonline” KFOR ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen që ka ndodhur sot dhe se janë në komunikim me autoritetet serbe, për të mësuar çfarë ka ndodhur.
“KFOR-i nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme sa i përket pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe në fakt është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacione zyrtare për atë që ka ndodhur ”, thuhet në përgjigjen e kFOR-it.