7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Avokati: Milenkoviq merr 30 ditë paraburgim, dërgohet në burgun e Dyzit

Të arrestuarit Milun Milenkoviq i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditësh, ka thënë avokati i tij Nebojsha Vlajiq për portalin në gjuhën serbe kosovo-online.

Avokati  i tij ka thënë se është dërguar në burgun e Podujevës.

“Afati i ankesave është 48 orë nga dita kur e marrim vendimin për paraburgim. Unë do të apeloj”, tha Vlajiq.

Policia e Kosovës e ka arrestuar Milenkoviqin të dyshuar për krim të oganizuar.

Këtë e ka dënuar ashpër Beogradi, duke pretenduar se “Kosova po persekuton serbët”.

Por Kosova i ka mohuar këto akuza, duke thënë se Milenkoviq ka qenë akter i lartë i krimi të organizuar në Veri.

Ndërkaq, Serbia të mërkurën ka kidnapuar tre policë kosovarë, një veprim i dënuar nga institucionet të Kosovës.

Institucionet e vendit i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë para këtij akti agresor.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img