1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kica Xhelili: Ditë si kjo nuk kapërdihen, kundër Serbisë jemi bashkë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar  pas kidnapimit të tre policëve kufitar nga ana e Serbisë, duke thënë se ditët si kjo nuk kapërdihen.

Ajo tha se aleancat me miqtë janë jetike dhe se nuk guxojmë t’i kthehemi miqve vetëm atëherë kur ne kemi interesa.

‘’ Pikërisht për këtë arsye, aleancat me miq janë jetike. Pikërisht për këtë arsye, nuk guxojmë t’i kthehemi miqve vetëm atëherë kur ne kemi interesa, siç po bëjnë disa akterë politik sot. Nuk guxojmë të harrojmë e të jemi jo falënderues.

Nuk guxojmë ta zhvendosim vëmendjen nga mos-koordinimi e agresioni i Serbisë në mos-koordinimin e Kosovës. Nuk guxojmë t’i japim shkas asnjë zëri pro-serb në asnjë institucion të fuqishëm.’’

Tutje, Kica Xhelili deklaroi se sot dështoi sundimi i ligjit.

Postimi i plotë:

Ditë si kjo nuk kapërdihen.

Politika e fëlliqur serbe nuk kapërdihet. E tillë ka qenë gjithmonë!

Kosova ka qenë GJITHMONË në të drejtën e saj të kërkesës për liri, pavarësi e demokraci – por kërkesën e materializoi VETËM kur sytë e botës i bëmë sy të mikut.

Pikërisht për këtë arsye, aleancat me miq janë jetike. Pikërisht për këtë arsye, nuk guxojmë t’i kthehemi miqve vetëm atëherë kur ne kemi interesa, siç po bëjnë disa akterë politik sot. Nuk guxojmë të harrojmë e të jemi jofalënderues.

Nuk guxojmë ta zhvendosim vëmendjen nga mos-koordinimi e agresioni i Serbisë në mos-koordinimin e Kosovës. Nuk guxojmë t’i japim shkas asnjë zëri pro-serb në asnjë institucion të fuqishëm.

Sot, i bëj thirrje secilit që fliste për “sundim të ligjit” “pa koordinim”, ta kuptoj që sot dështoj edhe sundimi i ligjit, edhe koordinimi. Që sot u ridëshmua se kundër Serbisë jemi bashkë, por kundër miqve nuk mund të jemi sepse atëherë i ndihmojmë pikërisht agjendës serbe. Në atë betejë, do të qëndrojmë me miqtë për të qëndruar me Kosovën sepse kjo rrugë tashmë na është shtruar nga të parët – e ne shtëpinë nuk e mbajmë pa miq.

Ju presim në shtëpi patriota!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img