7.3 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca priti në takim ambasadorin hungarez, i kërkon që përkrahja e Budapestit të vazhdojë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, József Bencze.

Konjufca dhe ambasadori Bencze diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Kreu i Kuvendit potencoi angazhimet e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës, si në procesin e integrimit euroatlantik e të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ashtu edhe në reformat e brendshme.

Konjufca falënderoi ambasadorin Bencze për mbështetjen e Hungarisë për Kosovën në periudha të ndryshme, përfshirë kontributin në sferën e sigurisë nëpërmjet prezencës ushtarake në kuadër të trupave të KFOR-it, përderisa ushtarëve hungarezë, të lënduar nga sulmet e bandave kriminale serbe në veri, u dëshiroi shërim të shpejtë.

Konjufca po ashtu theksoi nevojën që përkrahja e Budapestit zyrtar për Kosovën të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadori hungarez, Bencze, shprehu përkushtimin e vendit të tij për të thelluar më tej marrëdhëniet midis dy shteteve, përderisa konfirmoi vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në arritjen e aspiratave eurointegruese, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img