7.3 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Parlamenti Evropian miraton ligjin mbi përdorimin e inteligjencës artificiale

Parlamenti Evropian, me 499 vota pro dhe 28 kundër, miratoi sot ligjin për inteligjencën artificiale, i cili vendos kufizime mbi mënyrën se si mund të përdoret kjo teknologji nga kompanitë dhe forcat e zbatimit të ligjit. Ligji i klasifikon sistemet e inteligjencës artificiale bazuar në katër nivele rreziku, nga ai minimal deri tek niveli i papranueshëm. Ndërkohë, Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare po shqyrton mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për të ndihmuar në identifikimin e mallrave të prodhuara me ndihmën e fëmijëve dhe me punë të detyruar.

Ligji i miratuar nga Parlamenti Evropian i klasifikon sistemet e inteligjencës artificiale bazuar në katër nivele rreziku, nga ai minimal deri tek niveli i papranueshëm. Një nga amendamentet e debatuara të tij që do t’i jepte mundësinë policisë të mblidhte të dhëna biometrike në kohë reale, u hodh poshtë.

Sipas ligjit, për përdorimin e inteligjencës artificiale në situata me rrezik më të lartë, si për të vënë shënjestër fëmijët, kompanitë do të përballen me rregulla më të forta, përfshirë një nivel më të lartë transparence dhe përdorim më të saktë të të dhënave.

Për shkeljen e këtij ligji kompanitë mund të gjobiten me një shumë që mund të arrijë deri në 33 milionë dollarë ose 6 për qind të të ardhurave të tyre vjetore, që në rastin e kompanive teknologjike si Google dhe Microsoft mund të arrijë deri në miliarda dollarë. Ligji ndalon përdorimin e programeve të identifikimit të njerëzve në hapësirat publike.

Në Shtetet e Bashkuara, Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas ka themeluar një grup të ri pune për të eksploruar mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin dhe parandalimin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar nga hyrja në Shtetet e Bashkuara. Kjo përpjekje vjen si përgjigje ndaj shqetësimit se çdo vit miliona njerëz në mbarë botën detyrohen të punojnë në kushte të rënda pune, përfshirë 160 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç, sipas shifrave të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe UNICEF-it.

“Ne do të përpiqemi të përdorim inteligjencën artificiale për të kontrolluar më mirë ngarkesat, për të identifikuar importin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar dhe për të menaxhuar rrezikun”, tha ai.

Trajtimi i problemit tek burimi i tij do të ishte një ndihmë e madhe, ((U.S. Departament of Labor)) thotë Thea Lee, zëvendëssekretare e Departamentit amerikan të Punës për Çështjet Ndërkombëtare.

“Për shembull, vëzhgimi i procesit të nxjerrjes së kobaltit në Republikën Demokratike të Kongos, që eksportohet në Kinë, ku përdoret për prodhimin e baterive të makinave elektrike, të cilat mund t’i gjeni edhe në makinat elektrike që qarkullojnë në Shtetet e Bashkuara”, thotë ajo.

Grupi i punës për inteligjencën artificiale do t’i raportojë gjetjet e tij para drejtuesve të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në muajt ardhshëm.

Ndërsa inteligjenca artificiale mund të jetë e dobishme, ekspertët paralajmërojnë se ajo nuk është ende e pagabueshme dhe duhet të përdoret me kujdes.

“Unë e di që inteligjenca artificiale duhet të mësojë mjedisin në të cilin vepron. Nëse kjo teknologji përpiqet të mësojë një terren si Kina, ku marrja e informacionit të saktë është punë e vështirë, kush do ta vërtetojë se informacioni që mësohet nga inteligjenca artificiale është në fakt i saktë?”, tha për Zërin e Amerikës Allen Gina, ish-ndihmës Komisioneri amerikan për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit.

Ajo që nevojitet përveç teknologjisë është vullneti, thotë Thea Lee.

“Ne kemi nevojë që qeveritë dhe kompanitë të jenë të gatshme të ndërmarrin hapa për të rregulluar me ligj përdorimin e inteligjencës artificiale”, thotë zonja Lee.

Grupi i punës pritet t’ia paraqesë përfundimet e veta Departamentit të Sigurisë Kombëtare në muajt e ardhshëm./VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img