5.7 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj paralajmëron njohje të reja për Kosovën (Foto)

Në ditën e dytë të qëndrimit në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime me përfaqësuesit e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ku në fokus kanë qenë shtetet e CARICOM’it, të Afrikës, si dhe vendet e Azisë.

Ministri Hoxhaj është shprehur optimist pas këtyre takimeve, ku ka thënë se shumë shpejt pret lajme të mira për njohje të reja.

“Kam pasur shumë takime me vendet e CARICOM’it, Azisë dhe Afrikës, të cilave u kam kërkuar ta njohin pavarësinë e Kosovës. Jam optimist që shumë shpejtë do të kemi lajme të mira dhe njohje të reja për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorët e Francës, Senegalit dhe Egjiptit, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet në Kosovë, raportet e mira dhe hapjen së shpejti të ambasadës së Kosovës në Senegal, e cila do të jetë ambasada e parë e Kosovës në Afrikë.

screenshot_1

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img