Gazetari Ilir Mirena e ka rikthyer në vëmendje një diskutim në Kuvendin e Kosovës, kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci kritikonte Partinë Demokratike të Kosovës për arrestimin e disa policëve të Kosovës nga Serbia në vitin 2012.
“Në kohën e PDK-së, policët e policisë kufitare me kallashnikov, Serbia t’i ka shtri përtoke. Në kohën tënde kur ke qenë drejtor dhe kur PDK e ka udhëheq me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, kishte thënë Bajqinovci drejtuar ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt.
Mirena ka shkruar se “asgjë nuk po mbetke për dynjanë tjetër”, duke e ndërlidhur videon e Bajqinovcit me rastin e sotëm kur njësia speciale e policisë së Serbisë ka arrestuar tre policë kufitar brenda territorit të Kosovës.