7.7 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa e “godet” Shpejtim Bulliqin në shtëpi të vet: Kosova s`ka humbur tokë (Video/Foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar një pjesë të spektrit politik të cilët po kundërshtojnë votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Gjatë një tubimi të LDK-së në Podujevë, Mustafa ka tërhequr vërejtjen se kjo çështje duhet të kalojë sa më parë, pasi sipas tij, Kosovës do t’i hiqen vizat, transmeton Indeksonline.

Ai ka përmendur vizitën e tij të fundit në Bosnje, ku ka theksuar se i është dashur të presë dy ajvë për një vizë ani pse është kryeministër.

“Na janë hapur dyert që qytetarët tanë të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së, i kemi plotësuar 94 kushtet, i 94-ti është demarkimi i kufirit me Malin e Zi. Dorën në zemër askujt nuk i është vënë ky kusht përpos Kosovën, por ne tani nuk mund të vendosim për kushtet që jep Evropa. Ne e kemi mat nja katër herë deri tani territorin, edhe vet edhe me ndërkombëtar dhe na ka dalur se Kosova nuk ka pasur asnjëherë më shumë territor se që ka tash. Nuk kemi arsye që t`i mbajmë qytetarët peng dhe vetëm Kosova të mbetet e izoluar. Pse ne të mos i heqim këto grila për qytetarët tanë? Unë e kam përjetuar vet, që më është dashur të pres dy javë për vizë që të shkoj në Bosnje”, ka thënë Mustafa.

Mirëpo, në sallën ku mbajti fjalimin kryeministri Mustafa ishte edhe një kundërshtar i madh i kësaj marrëveshje. Bëhet fjalë për deputetin, Shpejtim Bulliqi i cili shihej teksa dëgjon më vëmendje kreun e LDK-së.

Shikojeni më poshtë videon:

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1189027677861577/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img