Kosova dhe Rumania do të përballen mes vete këtë të premte në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
“Dardanët” janë në kërkim të fitores së parë në këtë fazë pas dy barazimesh radhazi, ndërsa rumunët e kërkojnë fitoren e tretë rresht.
Por, cila Kombëtare do të jetë favorite për duelin e 16 qershorit, i cili do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në bazë të kompanive më të mëdha te basteve në botë, Kosova është favorite e lehtë ndaj rumunëve.
Kompania e madhe e basteve “Bet 365” e ka kuotuar me 2,40 fitoren e Kosovës dhe me 2,88 fitoren e Rumanisë, ndërsa kuota për barazim është 3,20.
Edhe kompanitë tjera kanë vendosur kuotë më të vogël për një fitore eventuale të Kosovës, që nënkupton se e shohin më të mundshme një fitore të ekipit të Alain Giresse pasnesër, shkruan “Gazeta Express”.
Më poshtë mund t’i shihni kuotat e vendosura për tri rezultatet e mundshme të ndeshjes që do të luhet të premten nga ora 20:45.