-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidentja flet për draftin e Ramës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se përgatitja e draftit të statuti të Asociacionit është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës.

Ajo pas fjalimit të mbajtur në Parlamentin Evropian ka mbajtur një konferencë për mediet kosovare, kur u pyet për draftin e propozuat nga kryeministri Edi Rama, pohoi se një draft është duke u bërë gati në bashkëpunim më miqtë dhe ekspertët.

Osmani tha se asaj nuk i janë përmendur se do të aplikohen sanksione ndaj Kosovës. E para e vendit theksoi se kërkesat e Kosovës janë të njëjtat me ato të aleatëve të saj. Osmani, tha se ka vullnet për t’i shpallur zgjedhjet në veri.

“Institucionet e Kosovës kanë marrë obligime që ato ta përgatisin draftin. Ai draft është duke u përgatitur duke pasur parasysh Kushtetutën, vendimi i Gjykatës Kushtetuese 2015. Kosova konsultohet me miq dhe dashamirë dhe ekspertë dhe në fund e paraqet draftin e saj”.

“Parlamenti Evropian është institucion që e ka përkrahur Kosovën për dekada. Siç e dini ka qenë institucioni i parë që ia ka hapur dyert presidentit Rugova, kur zëri ynë nuk dëgjohej”.

“Sa i përket kërkesave ndërkombëtare, vetëm ta përsëris, jemi afër. Shumë prej çështje që janë kërkesa tona siç është sundimi i ligjit, që është edhe janë edhe kërkesa të tyre. Pra, janë kërkesa të përbashkëta, është dakordim që duhet të ketë sundim të ligjit, dhe nuk duhet të këtë pandëshkueshmëri”.

“Siç e dini këto janë zgjedhje që organizohen nga KQZ-ja, pastaj presidentja i shpall zgjedhjet, janë dy mundësi ligjore, e para varet nga vullneti politik i kryetarëve aktual, mundësia e dorëheqjes është një çështje e tyre në të cilën unë nuk ndërhy. Mirëpo unë mendoj që shumë më demokratike dhe siguron vet pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje të reja, nënshkrimi i 20 për qind të atyre që janë në listë”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img