2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Lehtësoni lodhjen brenda 10 minutave

Chi Nei Tsang është praktika shekullore e masazhit të barkut.

I përdorur për herë të parë nga murgjit për të ndihmuar detoksifikimin dhe forcimin e trupave të tyre, ky lloj masazhi kërkon të zgjojë energjinë e organeve të brendshme për të përmirësuar shëndetin fizik dhe atë emocional.

Chi Nei Tsang rrjedh nga besimi se çështjet emocionale të pazgjidhura ruhen në sistemin e tretjes dhe kur mbeten të pakontrolluara, çojnë në sëmundje.

Thuhet se edhe pesë deri në 10 minuta masazh ditor mund të ofrojnë përfitime të jashtëzakonshme.

Përmirëson tretjen – Masazhi i stomakut mund të ndihmojë tretjen. Presioni i butë i aplikuar në lëvizjet rrethore në drejtim të përparmë e ndihmon gjithçka të lëvizë. Studimet kanë treguar se masazhet e barkut mund të ndihmojnë personat me probleme serioze të tretjes. Vitin e kaluar, një studim zbuloi se masazhet 15-minutëshe dy herë në ditë përmirësonin problemet e tretjes te individët që vuanin nga kapsllëku.

Rrit sistemin imunitar – Mirëqenia jonë fillon me zorrët dhe një pjesë e rëndësishme e sistemit tonë imunitar është e lidhur me traktin GI. Nëse shëndeti ynë i tretjes vuan, ne ndjejmë direkt pasojat. Masazhi në stomak mund të stimulojë sistemet limfatike dhe ato të qarkullimit të gjakut. Përforconi sistemin e mbrojtjes natyrore të trupit tuaj duke ruajtur shëndetin e mirë të zorrëve përmes një diete ushqyese, stresit të menaxhuar, gjumit të mjaftueshëm dhe masazhit të rregullt të barkut.

Liron stresin fizik dhe emocional – Një nga arsyet kryesore pse ne i bëjmë shpesh masazhet është pikërisht lehtësimi nga stresi. I njëjti përfitim gjendet edhe në teknikën e masazhit të barkut. Sidomos për shkak të presioneve shoqërore apo angazhimeve të përditshme, stresi është një nga ato elementët e pashmangshëm në jetën e gjithsecilit prej nesh. Ndaj, duke masazhuar këtë pjesë të trupit tonë ne tregojmë një lloj vetëkujdesje për veten, për gjithë pjesët e trupit tonë dhe si rrjedhim i sjellim një mirëqenie të përgjithshme fizikut tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img