4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Shkarkimi i kryeministrit është urgjencë kombëtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shkarkimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është urgjencë kombëtare.

Haradinaj ka deklaruar në ‘Facebook’ se “Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri”.

“I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni; I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë; I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri”, ka deklaruar ai.

“S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Partia e tij ka paralajmëruar mocion për shkarkimin e kryeministrit Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img