9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet nxënësi në Bosnje-Hercegovinë, plagosi disa persona

Raportohet se një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën fillore në Llukavac afër Tuzllës të Bosnjë e Hercegovinës. Rastin në fjalë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliq. .

“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të panikojnë. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Deliq në Facebook

Menjëherë, policia ka arrestuar një ish-nxënësin e kësaj shkolle. Ai ka qëlluar me armë një mësues të shkollës fillore në Lukavac, transmeton Indeksonline

Në foto shihen policët që e mbajnë në tokë, ndërsa pranë tij është një armë.

Siç mëson Klix , bëhet fjalë për nxënësin GM (15) i cili është transferuar nga një shkollë fillore në tjetrën për shkak të sjelljes së keqe .

Mëngjesin e sotëm nxënësi ka ardhur i armatosur në shkollë dhe ka kërkuar një punëtor të cilin e ka qëlluar me plumb në kokë. Ai e ka plagosur në qafë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësuesja e shkollës që u qëllua me armë është transferuar në Qendrën Klinike në Tuzla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img