Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur së fundi në rrugën ‘Ramë Obranqa’ në Podujevë, ku disa persona janë ankuar në Polici se fqinji i tyre i ka kërcënuar me jetë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 45-vjeçari dyshohet se nën kërcënimin e thikës ka terrorizuar fqinjët e tij duke u thënë se do ua heq kokën dhe do i presë fëmijët e tyre.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, 45-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.