9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hernandez informon Bayernin se e dëshiron largimin dhe transferimin te PSG

Lucas Hernandez raportohet se ka informuar Bayern Munichin se dëshiron që të largohet gjatë verës.

Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, bëri të ditur se francezi i ka informuar sot personalisht krerët e klubit për dëshirën e tij.

Hernandez thuhet gjithashtu se dëshiron që të transferohet te Paris Saint-Germaini.

27-vjeçari nuk do të rinovojë as kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit 2024.

Kësisoj, edhe Bayerni besohet se do ta lejojë mbrojtësin që të largohet këtë verë, për të mos e humbur falas vitin e ardhshëm.

“Bavarezët” kërkojnë 60 milionë euro për Hernandez, plus bonuse të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img