4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku takon kryetarin e Zubin Potokut dhe Zveçanit: Kanë hasur në neglizhencën e Qeverisë Kurti

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtku, ka takuar sot kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirin, dhe atë të Zveçanit, Ilir Pecin.

Së bashku kanë biseduar për sfidat dhe brengat që këta dy kryetarë kanë, duke thënë se kanë hasur në neglizhencën e Qeverisë Kurti.

“Përveç aspektit të sigurisë, ata kanë hasur në neglizhencën e Qeverisë Kurti, që në vend se të bëhet dorë që ndihmon, bëhet barrierë që pengon.

Zotohem se do të jem zëri i tyre, do të jem në ndihmë të tyre që sa më parë t’ju sigurohet funksionalizim i plotë në aspektin teknik, administrativ e politik” ka thënë mes të tjerash Lushtaku, pas takimit me ta.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot, fillova ditën në veri të vendit, përkatësisht në Çabër dhe Kelmend, ku takova kryetarin e Zubin Potokut, z.Izmir Zeqiri dhe kryetarin e Zveçanit, z.Ilir Peci.

Kryetarët së bashku me kabinetet e tyre, më njoftuan për sfidat dhe brengat të cilat i kanë, por që megjithatë ata ishin të palëkundur, e të vendosur që përgjegjësinë për të cilën janë zgjedhur ta kryejnë me guxim e përkushtim.

Përveç aspektit të sigurisë, ata kanë hasur në neglizhencën e Qeverisë Kurti, që në vend se të bëhet dorë që ndihmon, bëhet barrierë që pengon.

Zotohem se do të jem zëri i tyre, do të jem në ndihmë të tyre që sa më parë t’ju sigurohet funksionalizim i plotë në aspektin teknik, administrativ e politik.

Faleminderit për mikpritjën Izmir e Ilir, u pafshim në ditë më të mira!

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img