Policia e Kosovës sot ka arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkovic- Llune.
Arrestimi i personit në fjalë ka ngjallur shumë reagime në veri, përkatësisht të Ura e Ibrit, me ç’rast është lëshuar alarmi i urgjencës dhe qytetarët serbë janë mbledhur.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës është sulmuar nga protestuesit me mjete të forta.
E tërë dita është shoqëruar me patrullime të shtuara të Policisë në këtë pjesë të vendit.
Ndërkohë, Indeksonline raporton se Milenkovicit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë nga autoritetet e drejtësisë.
“Serbi M. M, i cili u arrestua në operacionin e sotëm të njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” bëhet e ditur në raport.