Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një reagim ndaj deklaratave të Çelaj i cili ka akuzuar atë për bllokim dhe keqmenaxhim të kryeqytetit, është shprehur se PDK, nuk do ta kandidojë Lirak Çelaj edhe për kundër akuzave ndaj tij, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, Çelaj i cili është edhe asamblist në komunën e Prishtinës është shprehur se Ahmeti këto çështje i ka ngritur në mungesë të kundërargumenteve për çështjet e ngritura.
“Nuk është aspak e rëndësishme a bëhet ajo, sepse s’ka qenë tema, po ai kështu mundohet të ikë nga çështjet që unë i kamë ngritur për komunën e Prishtinës. Ai lë të ofron argumente ose kundërargumente për temat që i kamë ngritë e mos të merret se a më kandidon PDK-ja a jo se nuk është punë e tij. Le të merret me komunën e Prishtinës dhe me problemet që i kam ngritur unë, është shprehu Çelaj, për lajmi.net.
Dega e PDK-së në Prishtinë ditëm më parë ka dominuar Lirak Çelajn si kandidatë për kryetar të Prishtinës