Sot, me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtine – Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ka zhvilluar operacionin policor në dy lokacione në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Fajde” edhe “Detyrim”.
Gjatë operacionit policor si prova/dëshmi janë sekuestruar:
- Katër mijë (4000) euro
- Tri (3) revole
- Një (1) armë e gjatë
- Katër (4) karikatorë
- Njëqind e pesëdhjetë (150) fishekë
- Një (1) automjet
- Tre (3) telefona mobil
- Shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprat penale.
Personat e dyshuar, pas intervistës me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim për 48 orë.