KF.Drita ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me lojtarin Hajdin Salihu.
Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar kontratë tre vjeçare, ku Salihu do të jetë bardh e kaltër deri në qershor 2026.
Ai ishte pjesë e skuadrës nga Kroacia, Lokomotiva Zagreb.
Salihu para se të transferohej në Kroaci , ka qenë pjesë e KF Llapit në Superligen e Kosovës.