2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Stano: Nëse palët nuk reagojnë, do të marrim hapa që do të ndikojnë në marrëdhëniet tona

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha sot se vizita e javës së kaluar e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd, konfirmoi se të dyja palët ende kanë qëndrime thelbësisht të kundërta për shumë çështje dhe shtoi se konsultimet për hapat e ardhshëm janë duke vazhduar.

“Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak ishte në Prishtinë dhe Beograd, i shoqëruar nga i dërguari amerikan Gabriel Escobar për të diskutuar elementet kyçe për përparimin e mëtejshëm. Bisedimet ishin shumë të vështira, veçanërisht në Prishtinë, dhe vizita konfirmoi se të dy palët ende kanë pikëpamje në thelb të kundërta për shumë çështje”, tha Stano për agjencinë e lajmeve Beta.

Ai shtoi se Lajçak e ka informuar përfaqësuesin e lartë të BE-së për bisedimet, se tani janë duke u informuar shtetet anëtare dhe janë duke u zhvilluar konsultimet për hapat e ardhshëm.

“BE-ja i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të jenë konstruktivë dhe të gatshëm për kompromis. Nevojiten hapa pozitivë, veçanërisht nga pala kosovare, për të zbutur shpejt tensionet në veri të Kosovës. Nëse palët nuk reagojnë, BE-ja është e gatshme të marrë masa vendimtare që do të ndikojnë në marrëdhëniet tona. Deklarata e 27 vendeve të BE-së nga 3 qershori është ende në fuqi, në të cilën, ndër të tjera, thuhet se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia t’i bashkohen dialogut, i cili përfshin ‘fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa vonesa apo parakushte të mëtejshme’”, deklaroi Stano.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img