11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Demarkacioni, në Kuvend në fillim të prillit

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi pritet që së shpejti të shkojë në Kuvend për votim.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se Demarkacioni do të dërgohet në Kuvend në javën e parë të muajit prill.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me shefat e Grupeve Parlamentare të partive politike, por asnjëri nga ta nuk i është përgjigjur thirrjeve tona.

Koalicioni qeverisës ende nuk e di nëse i ka votat e mjaftueshme për ta miratuar këtë marrëveshje. Kështu ka thënë ditë më parë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

“Të them të drejtën, nuk e di për vota. Nuk i kemi verifikuar qëndrimet e gjithsecilit, por ne duhet të presim që Demarkacioni të vijë në Kuvend, pastaj do të shihet gjithçka”, është shprehur Pajaziti.

Duhet theksuar se pas matjeve të bëra nga Komisioni i Ekspertëve, u tha se Kosova nuk ka humbur asnjë metër tokë me nënshkrimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Por, pavarësisht kësaj, opozita vazhdon të insistojë se me këtë Marrëveshje Kosova ia fal Malit të Zi mbi tetëmijë hektarë tokë, dhe se miratimin e saj do ta ndalojnë me çdo kusht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img