3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kossev: Serbët e mbledhur në Mitrovicën e Veriut i quajnë tradhtarë Vuçiqin dhe Listën Srpska

Qytetarë serbë të mbledhur pranë Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut e kanë quajtur tradhtar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Listën Srpska.

Siç raporton Kossev, disa qytetarë po qëndrojnë para hyrjes së një ndërtese – në të cilën sipas njoftimeve jozyrtare, qëndron kryesia e Listës Srpska – dhe presin përfaqësuesit e kësaj partie, duke kërkuar që t’u drejtohen.

Në hyrje të kësaj ndërtesë ka persona që duken si roje sigurie, të cilët pretendojnë se drejtuesit e kësaj partie nuk janë aty.

Protesta në Zveçan u intensifikua pas arrestimit nga Policia e Kosovës të Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale. Për këtë bandë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se ndër vite kanë terrorizuar qytetarët, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe tre nga ta janë të lënduar lehtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img