2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq në mbrojtje të Lune-s: Luftoi për të drejtat e Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka reaguar pas arrestimit të Milun Milenkoviq në Mitrovicë të Veriut.

Petkoviq në një konferencë për media, ka pretenduar se “Lluna” po luftonte për interest kombëtare të Serbisë.

“Milun Milenkoviq Luna u arrestua, u ndoq për disa muaj nga policia e Kosovës, dhe u kërcënua me arrest ndaj tij, kjo pasi luftonte për të drejtat kombëtare të Serbisë. Ai u arrestua në një salon flokësh, i cili u okupua nga tetë vetura të armatosura.” – tha ai.

Ai ka pretenduar se një “rrethim” u organizua nga Mitrovicën e Veriut.

“Një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës hynë nga pjesa lindore e qytetit dhe një numër i policëve hodhën gaz drejtuar qytetarëve që po kalonin aty.” – u shpreh Petkoviq.

Mes tjerash Petkoviq ka thënë “Është policia e vërtetë e Kurtit, e cila në veri shërben vetëm për të ngacmuar popullin serb.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img