5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina e shpërblen Debatik Currin, ia beson edhe zyrtarisht pozitën e trajnerit

FC Prishtina e ka shpërblyer Debatik Currin pas Kupës së Kosovës, të cilën e fitoi së fundmi.

Bardhekaltrit e kishin emëruar përkohësisht Currin në krye të ekipit pas largimit të Ismet Munishit.

Mirëpo, klubi prishtinas mbeti i kënaqur me punën që e bëri ish-përfaqësuesi shqiptar dhe me këtë rast ia besoi këtë përgjegjësi edhe zyrtarisht për t’i prirë klubit më të madh në vend.

39 vjeçari ndihet i lumtur që do të vazhdojë ta drejtojë klubin kryeqytetas.

“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, FC Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua. Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisë edhe në edicionin e ri. Objektivat e skuadrës janë të qarta. Ekipi ka shumë futbollistë të rinj të talentuar që do të jenë shtylla kryesore e skuadrës. Ndërsa pres që klubi në ditët në vazhdim do të më ofroj edhe futbollistët që kam planifikuar t’i kem për sezonin e ri. Dua të falënderoj udhëheqësit e klubit dhe drejtorin sportiv Driton Krasniqi, për besimin e dhënë”, ka thënë Curri, i cili synon të fitojë trofe të tjerë me klubin e tij të zemrës.

Curri ishte ndihmës i Armend Dallkut dhe i Ismet Munishut, ndërsa këtë vit e demonstroi se është i gatshëm për të qenë trajner kryesor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img