Manchester United është dënuar pasi nuk arriti të kontrollojë lojtarët në ndeshjen me Chelsean.
United është dënuar me një shumë të konsiderueshme parash nga Federata Angleze e Futbollit, pas sjelljeve të futbollistëve të saj në ndeshjen ndaj Chelsea.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho janë dënuar me një gjobë prej 20.000 funtave. Ata kanë pranuar dënimin dhe do ta paguajnë shumën e kërkuar nga FA.