Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se të mërkurën do t’i adresohet Parlamentit Evropian. Megjithatë në njoftimin që shefja e shtetit ka bërë në llogarinë zyrtare në “twitter” ka vendosur gabimisht fotografinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Madje presidentja e ka etiketuar edhe faqen zyrtare të Parlamentit Evropian në postimin e saj me fotografinë e gabuar.
“Nesër kam nderin t’i drejtohem Parlamentit Evropian. Në emër të popullit të Kosovës, do të përçoj mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit që nga ditët tona më të zeza, e deri më sot, tani si vend i shpresës dhe demokracisë me një shpirt të gjallë, rinor dhe të qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani.
Këtë huqje s’e ka vënë re as Donjeta Miftari e cila është këshilltare e presidentes për komunikim, e cila ka shpërndarë postimin e shefes së saj tri orë më pas.
“Presidentja Vjosa Osmani do ta bëj historinë si liderja e parë e Kosovës që i adresohet Parlamentit Evropian”, ka shkruar ajo./Express/
Fotografia që ka përdorur presidentja edhe sipas Google Image Search:
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës:
Parlamenti Evropian;