-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, Kurti: Do nënshkruajmë 13 marrëveshje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha detaje në lidhje me mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së tij dhe asaj të Shqipërisë, e cila do mbahet nesër në Gjakovë. Ai tha se në këtë mbledhje të nëntë, nga 41 marrëveshje që janë nënshkruar në dy takimet e fundit, 39 prej tyre janë zbatuar dhe dy të tjera janë në fazën finale.

Gjatë konferencës për mediat, ku prezantoi një plan me pesë pika për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, Kurti theksoi se nesër priten të nënshkruhen edhe 13 marrëveshje të reja me Shqipërinë kryesisht në fushat e arsimit, sigurisë, bujqësisë, por edhe sektorët të tjerë.

Ai tha se pritet të ketë një deklaratë të përbashkët për bashkëpunimin në fushën e sigurisë mes dy shteteve.

“Nesër po mbajmë mbledhjen e nëntë të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë. Kemi 41 marrëveshje në dy mbledhjet e fundit, prej të cilëve 39 të zbatuara plotësisht dhe dy të tjera në fazën finale e zbatimit dhe do t’i shtojmë edhe 13 të reja në fushën drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës dhe mbrojtjes, dhe do kemi një deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, tha ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img