-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kushti i Kurtit: Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë, prania e Policisë zvogëlohet në përputhje me rrethanat

Kryeministri Albin Kurti tha se pajtohet që vendi i punës së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës s’është në objektet komunale, por tha se ata janë aty për shkak të grupeve ekstremiste kriminale.

Ai tha se policia do të tërhiqet gradualisht, por se kjo duhet të ndodhë pasi të largohen grupet kriminale.

“Njësitë Speciale që i kemi në ndërtesat e komunës janë aty për shkak të ekstremistëve të dhunshëm. Në mënyrë graduale dhe proporcionale në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë ne mund të bënim edhe zvogëlimin e asaj pranie, por hapi i parë duhet të jetë sundimi i ligjit ku zvogëlohet rreziku për ndërtesat dhe më pas edhe prania e policisë. Nuk mundet të zvogëlohet njëherë prania e policisë pa u zvogëluar prania e kriminelëve. Policia është reaksion, policia s’është aksion. Aksionin e kanë bërë ekstremistët e dhunshëm”.

“Grupet kriminale duhet të largohen, sepse ka prej tyre që shumë janë në fakt nga Serbia, nuk janë as të Kosovës dhe ato grupe vijnë në Kosovë që të tentojnë destabilizim. Prandaj, largimi i tyre nga Kosova është kontribut për stabilitet. Ata që kanë bërë shkelje, krime, dhunë ndaj policëve, KFOR, gazetarëve duhet të përballen me drejtësinë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img